Të paktën tre raketa ruse goditën nënstacionet elektrike rreth qytetit perëndimor të Lvivit, afër kufirit polak vonë të martën.
Disa pjesë të qytetit janë pa energji dhe ujë pas një sulmi që mendohet që ka goditur rrjetin hekurudhor të Ukrainës. Njerëzit vrapuan në rrugë derisa lajmi u përhap.
Këto ishin sulmet e para raketore ruse në Ukrainën perëndimore në më shumë se një javë, shkruan BBC.
Rusia ka shënjestruar më parë rrjetet hekurudhore. Ato janë vendimtare për të mbajtur furnizimet e armatimit perëndimor të shkojnë në lindje.
Të mërkuren Ukraina akuzoi Rusinë për granatimet e punëtorëve në një fabrikë në qytet, në veri të Donestkut të kontrolluar nga separatistët.
Edhe
Lvivi goditet sërish nga raketat ruse, qyteti mbetet pa energji elektrike
Gjithashtu ka pasur një intensifikim të bombardimeve të fabrikës së çelikut Azovstal në qytetin port të Mariupolit ku 200 persona janë ende të strehuar.
Autoritetet ukrainase po shqyrtojnë ngritjen e një korridori të ri humanitar pasi nxorën me sukses rreth 100 civilë jashtë qytetit të martën.