Nëntë persona kanë vdekur në Afrikë të Jugut dhe tetë rezultojnë të zhdukur, pas vërshimit të shpejtë në një lum. Ata po merrnin pjesë në një ceremoni fetare, raporton BBC.
Rreth 30 besimtarë po qëndronin në gurë në një lum të shtunën, kur janë vërshuar, ka thënë një dëshmitar.
Prifti ka arritur të shpëtojë, pasi është mbajtur në degë të një druri.
Forcat e shpëtimit i janë kthyer kërkimit të dielën në lumin Jukskei në Johannesburg.
Nuk janë të pazakonta përmbytjet në Afrikë të Jugut gjatë sezonit të shirave.
Deri më tash janë nxjerrë nëntë trupa të pajetë nga lumi, ndërsa po kërkohen tetë persona tjerë.
Victor Ncube, që kishte marrë pjesë në ceremoni, tha se arriti të shpëtonte pesë persona.
Ai ka thënë se të tjerët u tërhoqën shumë larg nga rrjedha e lumit.
@CityofJoburgEMS @CityofJoburgZA @CoJPublicSafety Search
— Cojems Spokesperson (@RobertMulaudzi) December 4, 2022
for Alex missing 15 continues this morning along the Juskei river stream 2 bodies recovered last night and one person was rescued recieved medical treatment on site later transported to the nearest health care facility. pic.twitter.com/375dlHPQgd