Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka premtuar disa ndryshimeve kushtetuese. Sipas tij, në rast se reformat jetësohen, ekziston mundësia që të tërhiqet nga pushteti disavjeçarë.
Në anën tjetër, opozita i ka kundërshtuar ashpër reformat e pretenduara nën arsyetimin se këto janë formë e re e qëndrimit të Lukashenkos në pushtet.
"Një person që është duke përdorur terrorin kundër bjellorusëve nuk ka asnjë lidhje me ligjin kryesor të vendit. Ai do të vazhdojë të promovojë planin e tij manipulues për të na mashtruar edhe një herë dhe për të blerë kohë për veten e tij”, ka deklaruar Sviatlana Tsikhanouskaya, kryesuesja e opozitës bjelloruse.
Lidhur me reformat në Kushtetutë që akoma nuk janë të specifikuara, Lukashenko ka deklaruar se drafti do përfundojë në fund të këtij viti, shkruan Reuters.
“Njerëzit do të përcaktojnë në një referendum nëse duhet të ketë një kushtetutë të re, apo jo”, ka deklaruar Lukashenko.
Bjellorusia ishte përfshirë në protesta të ashpra vitin e kaluar. Mijëra protestues kishin kundërshtuar rizgjedhjen e Lukashenkos në krye të vendit. Ata pretendonin se Lukashenko ka manipuluar procesin zgjedhor.
-
Lukashenko jep sinjale për dorëheqje
-
Lukashenko për herë të shtatë në krye të Bjellorusisë: Gjysma e botës ëndërron diktaturën tonë
-
Lukashenko fiton mandatin e 7-të në krye të Bjellorusisë me 87% të votave
-
Bjellorusia mban zgjedhjet për t’ia zgjatur mandatin Aleksandër Lukashenkos
-
Lukashenko: Po përgatitemi për luftë