Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lukashenko dhe ministri rus i Mbrojtjes flasin për marrëveshjet e arritura mes dy vendeve

Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko u takua me ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu të hënën në Minsk, raporton agjencia shtetërore e lajmeve BeITa.

Ministri rus i mbrojtjes mbërriti në kryeqytetin bjellorus për të ndjekur marrëveshjet e fundit mes Lukashenkos dhe presidentit rus, Vladimir Putin, sipas BeITa.

“Kur u ndamë me Vladimir [Putin] pas negociatave të fundit, ne ramë dakord që ju dhe ekspertët tuaj të vini në Bjellorusi dhe ne do të ulemi me ju për të diskutuar çështjet e sigurisë së Bjellorusis”, citohet të ketë thënë Lukashenko, sipas BelTa.