Liderët e Bjellorusisë dhe Iranit kanë nënshkruar marrëveshje të reja të mërkurën për të forcuar marrëdhëniet bilaterale në fusha kryesore, që përfshin mbrojtjen.
Presidentët Alexander Lukashenko dhe Masoud Pezeshkian kanë nënshkruar një pako me 13 dokumente në Minsk.
Të dy qeveritë janë nën sanksione, që ua kufizojnë partnerët potencialë tregtarë. Pezeshkian ka thënë se Irani do ta ndihmojë Bjellorusinë të “neutralizojë” masat e tilla, derisa ka përmendur eksperiencën dekadashe të Teheranit kundër kufizimeve ekonomike të vendosura nga Perëndimi.
Lukashenko i ka thënë Pezeshkianit se Bjellorusia është “e gatshme të bashkëpunojë me ju në të gjitha temat – nga ofrimi i ushqimit deri te bashkëpunimi ushtarak”.
Ata nuk kanë dhënë detaje se çka nënkupton bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes.
Lukashenko, aleat i afërt i presidentit rus, e ka lejuar Rusinë ta përdorë territorin bjellorus si pikënisje për pushtimin e plotë të Ukrainës. Irani e ka furnizuar Rusinë me dronë gjatë luftës.
-
Putin takon presidentin iranian, nënshkruajnë marrëveshje në fushën e mbrojtjes
-
Zelensky thotë se 20 vende po kërkojnë marrëveshje dronësh me Ukrainën
-
Zelensky mirëpret armëpushimin SHBA-Iran, thotë se është i gatshëm për armëpushim me Rusinë
-
Ukraina dhe Emiratet e Bashkuara Arabe arrijnë marrëveshje bashkëpunimi
-
Lukashenko njofton për arritjen e një marrëveshjeje me SHBA-në