Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, është takuar të enjten në Minsk me presidentin e Bjellorusisë, Alexander Lukashenko.
Dy presidentët e vendeve aleate kanë diskutuar në takimin e parë rreth çështjeve të cilat do t’i trajtojnë gjatë vizitës dyditore të Putinit në Bjellorusi, raporton AP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kolegët tanë kanë bërë shumë kohët e fundit me pjesëmarrjen dhe mbështetjen tuaj të drejtpërdrejtë. Ne do të diskutojmë të gjitha këto sot dhe nesër, duke përfshirë çështjet e sigurisë, të cilave ju vazhdimisht i kushtoni vëmendje të madhe”, ka deklaruar Putini.
“Ne do të diskutojmë gjithashtu marrëdhëniet tona në kontekstin e Republikës Popullore të Kinës”, është shprehur Lukashenko.
Putini ka arritur në Bjellorusi të enjten për një vizitë dyditore, si pjesë e disa udhëtimeve të tij të jashtme, gjatë mandatit të pestë në krye të shtetit.
Putini ka udhëtuar për në Kinë në fillim të këtij muaji, dhe pritet që të dielën të arrijë në Uzbekistan.
Rusia dhe Bjellorusia kanë nisur stërvitje të përbashkëta ushtarake bërthamore në fillim të këtij muaji.
Zyrtarë të Moskës kanë thënë se stërvitjet e saj, të shpallura publikisht për herë të parë më 6 maj, ishin një përgjigje ndaj deklaratave të zyrtarëve perëndimorë që sinjalizonin përfshirje më të thellë në konfliktin ushtarak në Ukrainë.
Bjellorusia nisi manovrat e saj me raketa dhe avionë luftarakë të aftë për të mbajtur armë bërthamore taktike më 7 maj.