Në fazën e pestë të armëpushimit në Rripin e Gazës, Hamasi ka liruar të shtunën tre pengje izraelite, ndërsa Izraeli ka liruar 183 të burgosur palestinezë, raporton BBC.
18 nga të burgosurit palestinezë të liruar ishin të dënuar me burgim të përjetshëm. 54 kishin dënime të gjata dhe 111 ishin të arrestuar në Gaza pas sulmit të 7 tetorit të 2023-tës, sipas medias të kontrolluar nga Hamasi.
Deri në fund të marrëveshjes së armëpushimit pritet të lirohen 1900 të burgosur palestinezë nga Izraeli.
Hamasi deri më tani ka liruar gjithsej 16 pengje izraelite si pjesë e fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit, nga 33 gjithsej të premtuar. Tetë nga 33 janë të vdekur, sipas qeverisë izraelite.
Pas lirimit të tre pengjeve të shtunën, Hamasi vazhdon të mbajë 73 persona të rrëmbyer nga Izraeli më 7 tetor 2023, nga gjithsej 251 të rrëmbyer fillimisht. Tre pengje të tjera, të cilët janë mbajtur që nga viti 2014, janë ende në Gaza.
-
Pasiguri për situatën në Gazë – familjet izraelite presin trupat e pengjeve
-
Hamasi pajtohet për lirimin e 10 pengjeve si pjesë e bisedimeve për armëpushim në Gazë
-
Hamasi i gatshëm për bisedime rreth fazës së dytë të armëpushimit
-
Izraeli dhe Hamasi pajtohen për shkëmbim të ri të pengjeve me të burgosurit
-
Hamasi pritet të lirojë 6 pengje në këmbim të mbi 600 të burgosurve palestinezë