Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lirimi i australianes së ISIS-it ngjall frikë në Australi

Gruaja e akuzuar për dëshirën që të jetonte në Siri në kohën e Shtetit Islamik, është liruar me kusht në Australi, mirëpo ka ngjallur debat në lidhje me rrezikun që mund t’i sjellë ajo komunitetit.

Mariam Raad, 31-vjeçare, është në mesin e disa australianeve, burrat e të cilave janë vrarë ose burgosur pasi i janë bashkuar ISIS-it. Qeveria australiane ka deklaruar se gruaja nuk përbën kërcënim për komunitetin, por deputetët opozitarë kanë thënë se gratë e ISIS-it kanë rrezikuar Australinë.

Raad ishte në mesin e katër grave dhe 13 fëmijëve që janë kthyer nga një kamp i Sirisë. Kushtet e lirimit të saj ishin dorëzimi i pasaportës dhe ndalesa e kontakteve me të gjithë ata që janë në burg ose kanë lidhje me grupin terrorist.

Asaj i është ndaluar edhe mbajtja e armës. Ani pse shteti australian ka vlerësuar se ajo nuk përbën rrezik, autoritetet do ta vazhdojnë monitorimin e saj.

Artikuj të ngjashëm