Shefi i ri ekzekutiv i Hong Kongut, John Lee, mori pothuajse 1.4 milionë dollarë në donacione gjatë fushatës së tij zgjedhore në fillim të këtij viti, sipas dosjeve zyrtare. Lee kishte kandiduar për postin kryesor të qytetit në maj në zgjedhjet në të cilat ai ishte kandidati i vetëm., raportoi të martën The Guardian.
Lee shpenzoi 1.1 milionë dollarë nga donacionet për fushatën e tij, shumica e të cilave iu nda reklamave, tubimeve, qirave dhe transportit. Shumica e shpenzimeve të reklamave i shkoi mediave. Fondet e pashfrytëzuara iu dhanë si donacion një bamirësie lokale në Hong Kong.
Fushata në mediat sociale të tij përfshinte postimet në Facebook dhe Instagram që promovonin kandidaturën. Postimet përfshinin imazhe të animuara me thënie dhe premtimet e tij.
Donacionet erdhën nga 59 grupe të biznesit dhe komunitetit pro-Pekinit. Ai mori donacionet si para të gatshme.
Nën ligjin për zgjedhjet të Hong Kongut, maksimumi i shpenzimeve të një kandidati për kryetar gjatë fushatën zgjedhore është 17.6 milionë dollarë.
-
Lee bëhet lider i ri i Hong Kongut
-
Mbi 660 mijë euro për 12 ditë fushatë shpenzuan katër partitë kryesore
-
Kaq shpenzuan partitë politike për fushatën e zgjedhjeve lokale
-
Kandidatët për kryetar të Prishtinës, kampionë për shpenzime në rrjete sociale
-
10 kandidatët për kryetarë që shpenzuan më së shumti për fushatë në rrjete sociale