Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar raportet e deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të subjekteve politike për zgjedhjet lokale të mbajtur më 12 tetor 2025.
Nga të dhënat e KQZ-së partia që ka shpenzuar më shumë për fushatë është Lëvizja Vetëvendosje me gjithsej 992,562 euro të shpenzuara për fushatën lokale për zgjedhjen e kryetarëve të komunave dhe kuvendeve komunale. 604,131 ishin të hyrat për fushatë të kësaj partie.
Partia Demokratike e Kosovës ka pasur gjithsej të hyra për fushatë 248,543 euro ndërsa ka shpenzuar 272,772 euro.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 203,045 euro, ndërsa kishte 23,540 euro të hyra.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 85,818 euro të hyra, ka shpenzuar 24,187 euro për fushatën e zgjedhjeve lokale.
Raportet financiare aktuale janë të paaudituara, andaj mund të pësojnë ndryshime dhe saktësime gjatë procesit të auditimit.
-
KQZ-ja publikon raportet e partive: VV-ja për 3 muaj shpenzoi 700 mijë euro më shumë sesa kishte buxhet
-
LVV-ja me më së shumti shpenzime për korrik–shtator, pasojnë PDK-ja e LDK-ja
-
Sa shpenzuan partitë në zgjedhjet e 9 shkurtit?
-
Publikohen raportet e audituara financiare të partive politike, kush sa ka të hyra e sa shpenzime
-
Partitë i rritën shpenzimet, AAK-ja arsyeton shpenzimin trefish më shumë se të hyrat