Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sa shpenzuan partitë në zgjedhjet e 9 shkurtit?

fushata

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të mërkurën ka publikuar raportet e audituara të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore të 28 subjekteve politike që morën pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat janë mbajtur më 9 shkurt 2025.

Sipas Ligjit për Financim të Subjekteve Politike, është detyrim për partitë që garojnë në zgjedhje të dorëzojnë në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) raportin financiar të fushatës zgjedhore jo më vonë se 30 ditë kalendarike pas certifikimit të rezultateve përfundimtare nga KQZ-ja.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zgjedhjet parlamentare i fitoi Lëvizja Vetëvendosje me 42%. Por që atëherë, ende nuk është arritur të krijohen institucionet e reja.

E LVV-ja prin sa i përket të hyrave dhe shpenzimeve në fushatë. Sipas raportit, kjo parti pati të hyra 1,112,143 euro, ndërsa shpenzoi 1,702,036 euro.

E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK). PDK-ja pati rreth 559 mijë euro të hyra, ndërsa shpenzoi për fushatë afro 950 mijë euro.

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) pati 94 mijë euro të hyra për fushatë, ndërsa shpenzoi rreth 358 mijë euro.

Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kishte të hyra rreth 18 mijë euro, teksa shpenzoi 337 mijë euro.

Raporti i plotë për të gjithë partitë