Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

KQZ-ja ndan fondet për partitë, VV-ja përfiton mbi 880 mijë euro

kqz

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka ndarë mjetet financiare për partitë që përfaqësohen në Kuvend, teksa Lëvizja Vetëvendosje, si partia me më së shumti deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit, do të përfitojë mbi 880 mijë euro.

KQZ-ja në mbledhjen e së martës ka bërë të ditur se mjetet financiare janë ndarë për periudhën 9 korrik – 31 dhjetor 2026 nga fondi për mbështetjen e partive të përfaqësuara në Kuvend. 

“Pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 10% e fondit për mbështetjen e punës së deputetëve/grupeve parlamentare do të ndahet me vendim të veçantë të KQZ-së”, ka thënë KQZ-ja.

LVV-ja me 49 deputetë ka fituar 881.253 mijë euro. E dyta është Partia Demokratike e Kosovës (PDK) që me 22 deputetë ka fituar 381.895 mijë euro, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 312.460 mijë euro për 18 deputetë.

Lista Serbe me nëntë deputetë është e katërta me 156.230 mijë euro, ndërsa Aleanca me shtatë deputetë ka marrë 121.512 mijë euro.

Në listë janë edhe Guxo me tre deputetë ka marrë pak më shumë se 52 mijë euro, ndërsa Alternative me një deputet ka 17.358 mijë euro.