Lideri i Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas nuk do të takohet me nënpresidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, gjatë një vizite që Pence do ta ketë në Izrael.
Ndihmësi i Abbas, Majdi al-Khaldi ka thënë sot se “nuk do të ketë takim”, pas vendimit të kësaj jave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Shtetet e Bashkuara kanë kaluar të gjitha vijat e kuqe me vendimin e Jerusalemit”, ka thënë Khaldi.
“Një anëtar i lartë i partisë së Abbas-it i ka thënë AFP-së, se Pence “nuk është i mirë se ardhur në këtë vend”.
Pence planfikohet të udhëtojë në Lindjen e Mesme pak kohë para Krishtlindjeve.
Statusi i Jerusalemit është një nga çështjet më të ndjeshme në konfliktin izrealito-palestinez.
Autoriteti Palestinez e konsideron këtë vend si kryeqytet të shtetit të tyre në të ardhmen.
Shumica e vendeve i kanë ambasadat e tyre në Tel Aviv.
Në njoftimin e tij presidenti Trump ka thënë se do ta bart Ambasadën Amerikane nga Tel Aviv në Jerusalem.
Ky vendim pritet të zgjasë tri deri në katër vite.