Policia në Liban është përplasur me disa klientë, të cilët kanë tentuar të hyjnë në bankën qendrore të Bejrutit. Klientët e kësaj banke kanë insistuar se duhet t’u lejohet tërheqja e parave, të cilat janë bllokuar për shkak të krizës së thellë financiare dhe ekonomike të Libanit.
Bankat lokale në Bejruat kanë vendosur kontroll të plotë në para qëkur nisi kriza ekonomike dhe financiare në tetorin e vitit 2019.
Kriza ekonomike në Liban është cilësuar si një prej më të këqijave në botë në 150 vjetët e fundit. Më shumë se gjysmë milioni njerëz janë në varfëri të thellë. Monedha kombëtare është në rënie të lirë dhe inflacioni është në nivelin më të lartë.
Në fillim të muajit, Kombet e Bashkuara me një raport kanë vlerësuar se Libani është shtet i dështuar që ka dëshpëruar popullin e vet, duke e lënë në krizë të thellë ekonomike.