Forcat e Sigurisë në Liban kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë qindra protestues, shumica veteranë të ushtrisë, të cilët kanë tentuar të hyjnë në zyrat e kryeministrisë në Bejrut.
Dhuna ka shpërthyer përsëri në këtë shtet për shkak të kushteve të rënda ekonomike dhe keqmenaxhmit nga shtresa sunduese e shtetit.
Ushtarët dhe policët e pensionuar që kërkonin pensione më të larta janë përplasur me policinë dhe ushtrinë.
Dhjetëra persona kanë pasur vështirësi në frymëmarrje shkaku i gazit lotsjellës.
Protesta është thirrur nga ushtarët e pensionuar dhe depozitorët që kanë qasje të kufizuar në kursimet e tyre pasi bankat lokale kanë vendosur kontroll të plotë shkaku i krizës financiare.
Shkaku i këtij kontrolli është kufizuar tërheqja e parave nga llogaritë.
Një dollar amerikan ka vlerën e 143 mijë funteve libaneze.
Monedha e Libanit ka humbur më shumë se 95 për qind të vlerës në tre vjetët e fundit.