Dhjetëra protestues kanë djegur goma para Bankës Qendrore të Libanit në Bejrut dhe kanë sulmuar disa zyra bankare në shenjë pakënaqësie ndaj bllokimit të depozitave shkaku i krizës së madhe ekonomike.
Protestuesit gjithashtu kanë sulmuar Bankën Qendrore me fishekzjarrë, por nuk kanë shkaktuar dëme. Protestuesit u kanë bërë thirrje depozituesve që të lejojnë qasjen në kursimet e tyre për shkak se bankat kanë marrë tërësisht kontrollin, shkaku i krizës së thellë. Ky kontroll ka kufizuar edhe më shumë tërheqjen e parave nga llogaritë e qytetarëve për shkak të mungesës së madhe të parave.
Njerëzit që posedojnë dollarë amerikanë kanë të drejtë t’i tërheqin ato vetëm në shuma të vogla në funtet libaneze. Sipas vlerësimeve, një dollar amerikan ka vlerën e 130 mijë funteve libaneze.
-
Kriza ekonomike, gaz lotsjellës ndaj ushtarëve të pensionuar në Liban
-
Një grua në Liban mbajti peng stafin e bankës derisa tërhoqi kursimet
-
Libanezi quhet hero për mbajtjen peng të bankës që t’i merrte kursimet e tij
-
Një libanez po mban peng stafin e bankës, kërkon t’i tërheqë kursimet e bllokuara
-
Libani vendos ta përdorë kredinë nga Banka Botërore për grurë