Një grua mbajti peng stafin në një bankë në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, nën kërcënimin e armës, duke kërkuar që ta linin të tërhiqte kursimet e ngrira për të paguar faturat mjekësore të motrës së saj.
Ajo u largua nga banka pasi thuhet se i mori 13.000 dollarë. Nuk dihet nëse ajo është arrestuar, shkruan BBC-ja të mërkurën.
Më vonë, një buri mbajti peng gjithashtu një bankë në Aley në një përpjekje të ngjashme për të marrë kursimet e tij.
Këto janë incidentet e fundit të natyrës së tillë që kanë ndodhur javëve të fundit, derisa zemërimi po rritet në mesin e libanezëve për kufizimet e vendosura për shkak të krizës ekonomike.
Vendi është tani në mes të një prej krizave më të rënda, me më shumë se 80 për qind të popullsisë që jeton në varfëri dhe po lufton për të përballuar ushqimin dhe ilaçet.
#Breaking — A new hostage situation at a Lebanese bank, where an armed female depositor entered with backing from the Depositors Outcry association, held employees at gunpoint and has since left with around $13,000 said to be for the cancer treatment of her sister. pic.twitter.com/RA4cnSvVaD
— Timour Azhari (@timourazhari) September 14, 2022
Took place at BLOM Bank in Beirut.
— Timour Azhari (@timourazhari) September 14, 2022
Appears the situation has ended with no injuries/arrests reported so far. pic.twitter.com/re8uGaqQXp