Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, do të bëjë një vizitë dy-ditore në Turqi më 6-7 prill, raportoi të enjten “Daily Sabah”.
Sipas raportimit të mediave vendore që kanë cituar burime të Ministrisë së Jashtme, gjatë këtij takim, pala turke dhe ajo ruse do të diskutojnë për tregtinë, energjinë dhe marrëdhëniet dypalëshe, si dhe për konfliktin në Siri, luftën ruse në Ukrainë dhe çështjen e Karabakut.
Rusia kohët e fundit shtyu një bisedë katërpalëshe që do të sillte zyrtarë nga Turqia, Siria dhe Irani në Moskë.
Turqia ndjek lidhje të ngushta me Rusinë ndërsa kërkon të ndërmjetësojë një zgjidhje për konfliktin me Ukrainën.
Ky shteti gjithashtu përpiqet të balancojë lidhjet me Kremlinin dhe Perëndimin, i cili po kundërshton gjithnjë e më shumë Moskën teksa konflikti në Ukrainë përshkallëzohet.
bot
-
Erdogani i thotë Putinit se Turqia po punon për një fund të drejtë të luftës në Ukrainë
-
Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin
-
Erdogani do të zhvillojë takim dypalësh me Trumpin në Ankara
-
Rusia akuzon Evropën për zgjatjen e luftës në Ukrainë: Po bëhet kërcënim për paqen
-
Rusia ka pritshmëri të lartë për takimin Putin-Xi këtë javë në Pekin