Botë

Erdogani thotë se Putini mund ta vizitojë Turqinë në prill

 

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë se homologu i tij rus Vladimir Putin mund të vizitojë Turqinë më 27 prill për inaugurimin e reaktorit të parë të energjisë bërthamore të ndërtuar nga kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore Rosatom, shkruan Reuters.

“Ndoshta ekziston mundësia që Putini të vijë më 27 prill, ose ne mund të lidhemi me ceremoninë e inaugurimit në mënyrë virtuale dhe do të bëjmë hapin e parë në Akkuyu”, ka thënë Erdogan.