Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të shkojë në Turqi me një delegacion ushtarak më 8 qershor për të diskutuar krijimin e një korridori të mundshëm detar për eksportet bujqësore ukrainase, tha të martën ministri i Jashtëm, Mevlut Cavusoglu.
Në një bisedë telefonike me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se Rusia është e gatshme të lehtësojë eksportin e grurit nga portet ukrainase në koordinim me Turqinë, shkruan Reuters të martën.
Duke folur për agjencinë shtetërore të lajmeve, Anadolu, Cavusoglu tha se çështja ishte ende duke u diskutuar me Kombet e Bashkuara për të arritur një marrëveshje për krijimin e korridorit në Detin e Zi, por se çështjet midis Moskës dhe Kievit mbesin ende të njëjta. Ai tha se OKB-ja kishte propozuar formimin e një mekanizmi të përbashkët vëzhgimi për të monitoruar rrugën e anijeve dhe se Turqia ishte e hapur ndaj idesë.
Ai shtoi se Rusia donte që të hiqeshin disa sanksione perëndimore që synonin sektorin e saj të sigurimeve, pasi kjo do të ndikonte në anijet që do të marrin pjesë në rrjetin e mundshëm të transportit detar, ndërsa Ukraina nuk donte që anijet luftarake ruse t'u afroheshin porteve të saj në Odesa.
-
Lavrov: Me SHBA-në u diskutua për transportin detar në Detin e Zi
-
Putin dhe Erdogan takohen për bisedime rreth marrëveshjes së grurit
-
Turqia drejt marrëveshjes për eksportet e grurit të Ukrainës
-
Lavrovi javën e ardhshme në Turqi
-
Turqia e gatshme ta mbikëqyrë procesin e eksportimit të grurit ukrainas