Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka arritur në resortin jugor të Turqisë, Antalya, raporton Reuters, duke cituar një dëshmitar.
Lavrov ka shkuar në Turqi për shkak të bisedimeve që pritet të zhvillojë të enjten, me homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, për gjetjen e një zgjidhjeje në Ukrainë.
Nëse këto bisedime zhvillohen, ky do të jetë takimi i parë i nivelit kaq të lartë, që kur ka nisur pushtimi rus në Ukrainë, më 24 shkurt.
Ministri i jashtëm ukrainas ka thënë më herët se pritjet e tij nga këto bisedime janë të vogla.
Ukraina kërkon armëpushim, çlirimin e territoreve të saj dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve humanitare.
Ndërkohë Moska po kërkon që Kievi të mbajë pozicion netural dhe të heqë çdo aspirim për t’iu bashkuar NATO-s.
-
Ministrat e jashtëm të Rusisë e Ukrainës do të takohen të enjten në Turqi
-
Ministri rus në Kinë, Ukraina temë e diskutimit
-
Lavrovi javën e ardhshme në Turqi
-
Lavrov arrin në Turqi për bisedime lidhur me eksportin e drithërave
-
Lavrovi në Turqi, për të diskutuar korridoret për eksportet bujqësore ukrainase