Fituesja e Çmimit Nobel për Paqe, Maria Ressa, ka akuzuar ashpër rrjetin social Facebook për “anshmëri ndaj fakteve”, duke thënë se është kërcënim për demokracinë dhe se nuk ia ka dalë ta parandalojë përhapjen e dezinformatave, shkruan gazeta britanike TheGuardian.
Bashkëthemeluesja e rrjetit Rappler, që funksionon për gazetari hulumtuese, ka deklaruar se algoritmet e Facebookut i japin përparësi shpërndarjes së gënjeshtrave “të mbushura me zemërim dhe urrejtje mbi faktet”.
Filipinasja, së bashku me gazetarin rus Dmitry Muratov, të premten u laureuan me Nobelin për Paqe, në saje të “luftës së tyre të guximshme për lirinë e shprehjes”.
“Facebooku është i njëanshëm kundër fakteve, është i njëanshëm kundër gazetarisë. Nëse nuk keni fakte, nuk mund të keni të vërteta e as besim. Nëse nuk keni asnjë nga këto, nuk mund të keni demokraci”.
Këto deklarime të Ressas erdhën disa ditë pasi Frances Haugen, inxhiniere e të dhënave në SHBA, tha se rrjeti social në fjalë tuboi fitime nga njerëzit dhe se ka çuar të rinjtë “drejt përmbajtjeve dëmtuese”.
-
Fituesja e Nobelit për Paqe: Zuckerberg dhe Musk janë diktatorët më të mëdhenj
-
“Nobeli” për Paqe, gazetarëve që u ngritën kundër Putinit e Dutertes
-
Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
- E vërteta nuk mund të jetë “diku në mes”
-
Shtëpia e Bardhë kritikon Komitetin e Nobelit që nuk ia dha Trumpit çmimin prestigjioz