Shtëpia e Bardhë ka akuzuar Komitetin e Nobelit për vendosje të politikës mbi paqen, pasi ia ndau çmimin më prestigjioz një aktivisteje venezuelase pro demokracisë në vend të presidentit amerikan, Donald Trump.
Të premten, Komiteti njoftoi se María Coria Machado është laureate e Nobelit për Paqe për punën e saj të palodhur në promovimin e të drejtave demokratike për popullin e Venezuelës.
Trump ka folur haptas rreth synimit të tij për këtë çmim, duke i marrë meritat për përfundimin e disa konflikteve globale.
Ai vazhdimisht e ka ngritur këtë çështje, përfshirë edhe në fjalimin e mbajtur para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në fundshtator.
Drejtori për komunikime i Shtëpisë së Bardhë, Steven Cheung, ka thënë se Komiteti i Nobelit ka vërtetuar se e vendos politikën mbi paqen, teksa për Trumpin ka theksuar se është lider që mund t’i lëvizë edhe malet veç me forcën e vullnetit.
-
Kryeopozitarja venezuelase thotë se ia dhuroi Trumpit Nobelin e saj për Paqen
-
Trumpi do të takohet me udhëheqësen e opozitës venezueliane në Shtëpinë e Bardhë
-
Maria Corina Machado e fiton "Nobelin" për paqe
-
Shtëpia e Bardhë thotë se askush më shumë se Trumpi nuk e meriton Çmimin e FIFA-s
-
Osmani thotë se do ta nominonte Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen