Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Nobelin për Paqe sivjet e fiton juristja afrikano-jugore, Pillay

navi

Nobelin për Paqe këtë vit e ka fituar juristja afrikano-jugore Navanethem “Navi” Pillay.

Vitin e kaluar e pati fituar politikania venezuelase Maria Corina Machado për luftën e saj për ta shpëtuar vendin nga fati i tij si “një shtet brutal, autoritar”. 

Komiteti norvegjez i Nobelit ka vendosur t’ia japë këtë çmim Pillayt për përpjekjet e saj për të promovuar paqen dhe të drejtën ndërkombëtare. 

Pillay luajti një rol kyç në sigurimin e ndjekjes penale për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin, ka thënë kreu i komitetit, Jorgen Watne  Frydnes.

“Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2026 i jepet një personi që, me guxim dhe integritet të jashtëzakonshëm, ka hapur rrugën drejt një rendi ligjor global më gjithëpërfshirës. Laureatja e këtij viti ka luajtur një rol kyç në sigurimin e ndjekjes penale për krimet e luftës, krimet kundër njerëzimit dhe gjenocidin”, theksoi ai.

Përkushtimi i Navi Pillayt ndaj parimeve juridike universale dhe busulla e saj e palëkundur morale janë elemente konstante në karrierën e saj të gjatë. E lindur në një familje me origjinë indiane tamile gjatë periudhës së aparteidit në Durban të Afrikës së Jugut, Pillay u bë avokate dhe pioniere në fushën ligjore, duke u përballur me diskriminim të thellë strukturor, segregacion dhe përjashtim, thuhet tutje në paraqitjen për të. 

Edhe Fituesja e Nobelit për Paqe s’do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit Botë Fituesja e Nobelit për Paqe s’do të marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimit

"Navi Pillay është një nga mbrojtëset e mëdha të parimeve ligjore ndërkombëtare të kohës sonë", deklaroi tutje Frydnes.

Puna e saj lidhej edhe me mbrojtjen e Nelson Mandelës dhe të tjerëve që u ngritën kundër aparteidit, me shërbimin e saj si gjyqtare në disa nga çështjet kryesore gjyqësore ndërkombëtare.