Kryeministri Robert Fico është rikthyer në pushtet në Sllovaki pas zgjedhjeve të shtatorit, në krye të një koalicioni populist-nacionalist.
59-vjeçari udhëhoqi partinë e krahut të majtë, Smer-SSD, dhe fitoi me premtimet për të ndalur ndihmat ushtarake për Ukrainën, por ka mohuar se është prorus.
Fico u detyrua të dorëhiqej si kryeministër pas vrasjes së gazetarit hulumtues Jan Kuciak në vitin 2018.
“Nëse Smeri hyn në Qeveri, nuk do të dërgojmë asnjë municion në Ukrainë”, pati thënë Fico gjatë fushatës.
Ky premtim, dhe zotimi për të refuzuar vënien e sanksioneve ndaj Rusisë, patën shkaktuar zemërim duke e krahasuar Ficon me kryeministrin populist hungarez, Viktor Orban.
Fico u plagos të mërkurën. Ai është dërguar në spital. Ngjarja ndodhi pas mbledhjes së kabinetit. Dyshohet se ai është plagosur në bark dhe gjoks.
-
Katër muaj pasi u plagos rëndë, kryeministri sllovak merr zarf me një plumb
-
I dyshuari për tentim-vrasjen e Ficos përballet me akuza për terrorizëm
-
Sllovakia synon rritjen e sigurisë për politikanët pas plagosjes së Ficos
-
Fico thotë se u sulmua për shkak të pikëpamjeve të tij për Ukrainën
-
Kryeministri sllovak dërgohet në kryeqytet