Bashkimi Evropian do të jetë i plotë, vetëm kur shtetet e Ballkanit Perëndimor të bëhen anëtare të bllokut evropian, ka thënë në Budvë, kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.
Kurz në Budvë, në kuadër të konferencës ekonomike, “Montenegro 2018” ka porositur se integrimi funksionon vetëm përmes bashkëpunimit politik dhe ekonomik, raporton “Fonet”, transmeton Koha.net.
Ai ka theksuar se BE-ja ka një vizion të qartë të paqes dhe mirëqenies në kontinentin evropian.
“Stabiliteti dhe siguria afatgjatë për rajonin dhe BE-në mund të sigurohen vetëm nëse ky rajon bëhet pjesë e BE-së”, ka thënë ai, duke shtuar se këto nuk janë ëndrra, por se rajoni është në rrugë të duhur drejt integrimeve.
Artikuj të ngjashëm