Evropa do të jetë e plotë kur të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, theksoi në një postim në Twitter kancelari Sebastian Kurz, me rastin e samitit të Ballkanit Perëndimor në kuadër të “procesit të Berlinit”.
“Jam shumë i inkurajuar nga kjo dinamikë pozitive e transformuar”, shtoi Kurz, i cili jep mbështetje të plotë për përfshirjen e Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Kancelari austriak e konsideron stabilitetin e rajonit dhe progresin e Ballkanit si një prioritet të presidencës austriake të BE-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Kurz në Budvë: BE-ja nuk është e plotë pa Ballkanin
-
Kurz: BE duhet të dëshmojë se është një partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor
-
Merkel: Evropa bashkohet kur të përfshijë Ballkanin Perëndimor
-
“BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor”
-
Kurz kërkon “një Evropë që mbron” dhe zgjerim drejt Ballkanit