Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u ka shpallur luftë edhe fëmijëve.
Ai ka thënë se derisa raketat ruse në Ukrainë po godasin çerdhet e jetimoret, në Rusi po arrestohen fëmijët rusë që po protestojnë kundër luftës.
“Putin është në luftë me fëmijët. Në Ukrainë, ku raketat goditën çerdhet dhe jetimore, e po ashtu në Rusi, ku 7-vjeçarët David dhe Sofia, 9-vjeçari Matvey dhe 11-vjeçarët Gosha dhe Liza kaluan natën prapa grilave në Moskë për posterat ‘Jo luftës’. Ja sa i frikësuar është ky njeri”, ka shkruar Dmytro Kuleba në Twitter.
Putin is at war with children. In Ukraine, where his missiles hit kindergartens and orphanages, and also in Russia. 7 y.o. David and Sofia, 9 y.o. Matvey, 11 y.o. Gosha and Liza spent this night behind bars in Moscow for their ‘NO TO WAR’ posters. This is how scared the man is. pic.twitter.com/eSenU1D5Ut
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) March 2, 2022
-
Shkon në 12 numri i viktimave nga sulmi rus në Kiev
-
Kremlini: Lufta në Ukrainë është çështje ekzistenciale për Rusinë
-
Tre fëmijët e vrarë nga sulmet ruse të dielën në Ukrainë janë vëllezër e motra
-
Heshtja nga SHBA-ja po inkurajon Putinin, thotë Zelensky
-
Putini akuzon Perëndimin se po e shtyn Rusinë drejt "vijave të kuqe"