Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri i Sri Lankës jep dorëheqje pas protestave shkaku i shtrenjtimit të energjisë

Kryeministri i Sri Lankës jep dorëheqje pas protestave shkaku i shtrenjtimit të energjisë

Kryeministri i Sri Lankës, Mahinda Rajapaksa, ka dhënë dorëheqjen pas protestave masive për menaxhimin e krizës ekonomike nga ana e qeverisë, kanë njoftuar zyrtarët të hënën, raportoi BBC-ja.

Dorëheqja vjen pasi ishulli u vendos në shtetrrethim pas përleshjeve të dhunshme midis mbështetësve të kryeministrit Rajapska dhe protestuesve antiqeveritar, në Colombo.

Të paktën 78 persona janë lënduar për shkak të dhunës që është përdorur në kryeqytetin e Sri Lankës, sipas një spitali lokal.

Protestat kanë nisur si pasojë e rritjes së çmimeve dhe ndërprerjes së energjisë elektrike që nga muaji i kaluar.