Ishte hera e parë në historinë e Sri-Lankës që një kryetar shteti në detyrë po jepte dorëheqjen. Vëllai i madh i Gotabayas dhe patriarku i klanit, Mahinda Rajapaksa, u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër pas sulmit në qendrën kryesore të protestës në Kolombo nga mbështetësit e tij, që çoi në dhunë në gjithë ishullin. Vëlla i tretë, ish-ministri i Financave, Basil Rajapaksa, gjithashtu dorëzoi mandatin parlamentar dhe u përpoq pa sukses të largohej nga vendi në fillim të këtij muaji
Lëvizja protestuese masive, e udhëhequr kryesisht nga të rinjtë mbi krizën më të keqe ekonomike të Sri-Lankës, ka shënuar 100 ditë.
Gjatë kësaj periudhe, protestuesit detyruan një president dhe një kryeministër – të dy vëllezër nga klani i fuqishëm, por tashmë jopopullor Rajapaksa – të jepnin dorëheqjen, me presidentin Gotabaya Rajapaksa, që madje u largua nga vendi javën e kaluar për t'i shpëtuar kryengritjes.
Ishte hera e parë në historinë e Sri-Lankës që një kryetar shteti në detyrë po jepte dorëheqjen.
Vëllai i madh i Gotabayas dhe patriarku i klanit, Mahinda Rajapaksa, u detyrua të jepte dorëheqjen si kryeministër në maj pas një sulmi në qendrën kryesore të protestës në kryeqytetin Kolombo nga mbështetësit e tij, që çoi në dhunë në të gjithë ishullin.
Vëllai i tretë, ish-ministri i Financave, Basil Rajapaksa, gjithashtu dorëzoi mandatin parlamentar dhe u përpoq pa sukses të largohej nga vendi në fillim të këtij muaji.
Edhe Gjenerata Z po ia rikthen shpresën politikësDy dekada sundim
Protestuesit fajësojnë Rajapaksat, të cilët dominuan politikën e shtetit ishull për më shumë se dy dekada, për krizën ekonomike që bëri që njerëzit të qëndronin në radhë, ndonjëherë për ditë të tëra, për karburant, ilaçe dhe gjëra të tjera thelbësore.
Zemërimi mori vrull në fillim të këtij muaji kur dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë në Kolombo, duke pushtuar ndërtesa të rëndësishme qeveritare, përfshirë rezidencat zyrtare të presidentit dhe kryeministrit.
Ndërkohë, kryeministri Ranil Wickremesinghe, i cili kishte zëvendësuar Mahinda Rajapaksan, u shpall president në detyrë, i ngarkuar me formimin e një Qeverie të re.
Ndërsa pati festime të dielën në GotaGoGama – kampi i protestës përballë detit në Kolombo – për të shënuar 100 ditët e protestës, disa njerëz thanë se ishin të vetëdijshëm se misioni i tyre nuk ka përfunduar ende.
Në një lëvizje të diskutueshme të dielën vonë, Wickremesinghe shpalli edhe një herë gjendjen e jashtëzakonshme në vend në një përpjekje për të parandaluar protestat gjatë një votimi parlamentar më vonë këtë javë për të zgjedhur një president të ri.
Imzot Jeewantha Peiris, një nga udhëheqësit e protestës, tha se shpallja e papritur e gjendjes së jashtëzakonshme ka për qëllim frikësimin e protestuesve. “Kemi 100 ditë që protestojmë në mënyrë paqësore, por nuk ka pasur gjendje të jashtëzakonshme. Atëherë pse tani?” - tha ai për “Al-Jazeeran”.
“Ne shohim që Ranil Wickremesinghe po përgatitet për shtypje, por lufta jonë nuk do të shtypet nga këto veprime. Ne kemi të drejtën demokratike për të protestuar dhe do të vazhdojmë luftën tonë derisa të arrijmë kërkesën tonë të fundit”.
Protestuesit thonë se nga gjashtë kërkesat e tyre kryesore në një Plan Veprimi, të deklaruar më 5 korrik, vetëm një është realizuar.
Ata nuk janë të lumtur për mundësinë që Wickremesinghe të zgjidhet nga Parlamenti për të shërbyer pjesën tjetër të mandatit të Gotabaya Rajapaksas.
Edhe
Numri i viktimave nga përmbytjet në Sri Lanka dhe Indonezi ka shkuar mbi 1 mijë
Wasantha Mudalige, pjesë e Unionit Studentor Ndëruniversitar, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të Wickremesinghe. Shumë sindikata kanë paralajmëruar gjithashtu për një grevë industriale mbarëkombëtare nëse Wickremesinghe e merr postin e presidentit me kohë të plotë.

"Lufta e vërtetë për liri"
Melani Gunathilake, tjetër udhëheqëse e lëvizjes protestuese, thotë se protestuesit shënuan fitore të jashtëzakonshme që gjeneratat e mëparshme nuk mund t'i kishin imagjinuar kurrë.
“Por ajo që bëri Ranil Wickremesinghe duke pranuar postin e kryeministrit ishte më shumë një tradhti ndaj ‘aragalaya’ sesa një dredhi politike”, tha ajo për “Al-Jazeeran”. "Ne kemi nevojë për dikë që mund të gjejë zgjidhje për çështjet tona djegëse, jo dikë që u refuzua nga njerëzit”.
Gunathilake tha se Sri-Lanka ka nevojë për një udhëheqës të ri "të paktën nën moshën 60 vjeç", i cili nuk akuzohet për korrupsion dhe abuzime të tjera.
“Më vjen mirë që Gotabaya Rajapaksa është zhdukur, por ne nuk mund ta shijojmë apo festojmë për sa kohë që Ranil Wickremesinghe është në pushtet”.
Udhëheqësi i protestës tha se protestat e deritanishme kanë qenë "fitore e popullit".
“Fuqia supreme e njerëzve e ka kapërcyer fuqinë e një regjimi shtypës”, tha ai për “Al-Jazeeran”.
Kleri katolik ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm në "Aragalaya", fjalën sinhaleze për luftë, ndonjëherë duke u ngritur fizikisht për të mbrojtur protestuesit sa herë që ata sulmoheshin nga forcat e sigurisë.
“Ne e shohim këtë si luftën e vërtetë për lirinë e Sri-Lankës, sepse për herë të parë në Sri-Lankën pas pavarësisë, çdo segment i shoqërisë – të gjithë njerëzit – ishin të bashkuar”.
Edhe
Udhëheqësi i grusht shtetit në Madagaskar betohet si president
Ata ishin të bashkuar. Sa herë që protestuesit arrestoheshin apo përballeshin me kërcënime ligjore, dhjetëra avokatë shfaqeshin vullnetarisht për ta dhe madje krijonin mburoja njerëzore mes forcave dhe protestuesve në situata të tensionuara.
Profesionistët e mjekësisë dhe sindikatat që përfaqësojnë shumë profesione të tjera kanë marshuar ose ndihmuar në çfarëdo mënyre të mundshme./AJ