Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kryeministri i Sri Lankës i kërkon ushtrisë ta rivendosë rendin

Kryeministri i Sri Lankës i kërkon ushtrisë ta rivendosë rendin

Kryeministri i Sri Lankës, Ranil Wickremesinghe, ka kërkuar nga ushtria të bëjë “çfarëdo që është e nevojshme për të rivendosur rendin”, pasi protestuesit kanë sulmuar zyrën e tij të mërkurën, shkruan BBC-ja.

Wickremesinghe ka marrë edhe detyrën e presidentit përkohësisht, pasi presidenti Gotabaya Rajapaksa është arratisur nga vendi. Mirëpo vendimi për ta lënë atë në krye të shtetit shkaktoi protesta të mëtejshme, duke kërkuar që edhe ai të largohej.

Sri Lanka është duke vuajtur nga kriza e saj më e rëndë ekonomike që nga pavarësimi më 1948.

Të mërkurën, për herë të dytë në më pak se një javë, protestuesit hynë në një ndërtesë shtetërore shumë të sigurt. Këtë herë ishte Kryeministria.

Në një fjalim televiziv, Wickremesinghe u bëri thirrje protestuesve të largohen nga zyra e tij e pushtuar dhe ndërtesat e tjera shtetërore dhe të bashkëpunojnë me autoritetet.

"Ne nuk mund ta grisim Kushtetutën tonë. Nuk mund të lejojmë që fashistët të marrin pushtetin. Ne duhet t'i japim fund këtij kërcënimi fashist ndaj demokracisë”, tha ai.