Deputetët e Sri-Lankas kanë zgjedhur kryeministrin Ranil Wickremesinghe si president të ri të shtetit, pavarësisht kundërshtimeve ndaj tij në publik.
Wickremesinghe përballet me sfida në udhëheqjen e shtetit për të dalë nga kolapsi ekonomik e për të kthyer rendin, pas disa muajsh protestash masive.
Ai mposhti rivalin e partisë, Dullus Alahapperuma, me 134 vota kundrejt 82 në një votim në parlament të mërkurën.
Ish-presidenti Gotabaya Rajapaksa u largua nga shteti javën e kaluar, pasi mijëra protestues i hynë në rezidencat presidenciale e zyrat shtetërore, me thirrjet për dorëheqje.
Protestuesit kërkuan edhe dorëheqjen e Wickremesinghes, që u zgjodh kryeministër në maj. Ata ia dogjën shtëpinë dhe hynë në zyrën e tij.
Gjithsesi, Wickremesinghe refuzoi thirrjet. Ai automatikisht mori detyrën e presidentit në detyrë, sapo Rajapaksa iku. Fitorja e tij të mërkurën do të thotë se ai do të mbajë mandatin aktual deri në nëntor të 2024-s.
Edhe
Kryeministri i Sri-Lankës betohet si president i përkohshëm
Sri-Lanka është duke falimentuar dhe po përballet me mungesa të ushqimit, karburanteve e gjërave tjera bazike.
Wickremesinghe do të përpiqet të rikthejë stabilitetin politik për të vazhduar negociatat e ngecura me Fondin Monetar Ndërkombëtar për një pako ndihmëse.
Wickremesingje – aleat i Rajapaksas – u nominua nga partia në pushtet, SLPP, dhe që nga fillimi ishte favorit.