Ani pse ka ikur nga shteti, Rajapaksa nuk ka ofruar dorëheqje, por kryetari i Parlamentit ka thënë se presidenti i kishte dërguar mesazh se të mërkurën në mbrëmje do të ofronte dorëheqje. Kriza politike është përkeqësuar shkaku i shembjes ekonomike të shtetit, që nuk kishte alternativa për të dalë nga kriza. Shteti është varur krejtësisht nga ndihmat e fqinjëve, si India dhe Kina.
Presidenti i Sri Lankës ka ikur nga shteti pa dhenë dorëheqje, të mërkurën, duke kthyer kaosin ekonomik në krizë të thellë politike. Protestuesit që kanë kërkuar ndryshme në lidershipin e shtetit, pakënaqësinë e tyre e kanë kthyer në drejtim të kryeministrit, duke ia vandalizuar zyrat.
Presidenti Gotabaya Rajapaksa dhe bashkëshortja me aeroplan ushtarak kanë ikur në drejtim të Maldiveve – dhe kryeministrin e tij e ka bërë president në detyrë në mungesë të tij.
Ky vendim vetëm sa e ka përkeqësuar situatën në Sri-Lankën që është zhytur në krizë të thellë ekonomike, e cila ka shkaktuar mungesë të madhe të ushqimit dhe karburanteve.
Mijëra protestues – të cilët kanë parashikuar se kryeministri Ranil Wickremesinghe do të emërohej president në detyrë dhe donin largimin e tij – kanë zaptuar zyrat e Kryeministrisë. Protestuesit kanë sulmuar me shishe uji të gjithë zyrtarët që ndodheshin në Kryeministri.
“Duam që të dy të shkojnë në shtëpi”, ka thënë shërbyesi civil, Supun Eranga. “Kryeministri nuk përmbushi premtimet e këtyre dy muajve, prandaj duhet të largohet. Ai vetëm e mbrojti Rajapaksan”.
Edhe
Sri-Lanka përballet me trazira, presidenti ikën pa u dorëhequr
Mirëpo kryeministri, i cili ka shpallur gjendje emergjente në Sri-Lank, është paraqitur në adresim televiziv, duke përsëritur qëndrimin se nuk do të largohet nga posti derisa të formohet qeveria e re – dhe kjo nuk është e qartë se kur do të ndodhë për shkak të ndarjes së thellë brenda opozitës.
Ani pse ka ikur nga shteti, Rajapaksa nuk ka ofruar dorëheqjen, por kryetari i Parlamentit ka thënë se presidenti i kishte dërguar mesazh se të mërkurën në mbrëmje do të ofronte dorëheqje.
Kriza politike është përkeqësuar shkaku i shembjes ekonomike të shtetit, që nuk kishte alternativa për të dalë nga kriza. Shteti është varur krejtësisht nga ndihmat e fqinjëve, si India dhe Kina.
Të mërkurën, policia ka përdorur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit, por ka dështuar, pasi mijëra prej tyre marshuan në drejtim të objektit qeveritar.
Gjatë fundjavës, protestuesit kanë marrë kontrollin e shtëpisë dhe zyrave të presidentit pas disa muajsh protesta ndaj dinastisë politike të familjes Rajapaksa, e cila ka drejtuar Sri-Lankën për më shumë se dy dekada.
Edhe
Presidenti i Sri Lankës ia del të largohet nga vendi
Protestuesit kanë akuzuar presidentin dhe të afërmit e tij për përvetësimin e parave nga arkat e Qeverisë për vite të tëra dhe administratën e tij që e ka shtyrë shtetin të shembej ekonomikisht.
Familja presidenciale ka mohuar akuzuat për korrupsion, mirëpo Rajapaksa e ka pranuar se disa nga politikat e tij kanë ndihmuar në krizën ekonomike që e ka lënë ishullin në borxh të madh.