Kryeministri i Sri-Lankës, Mahinda Rajapaksa, ka dhënë dorëheqje pas disa javësh me protesta. Shteti i Oqeanit Paqësor është në prag të falimentimit dhe ka anuluar pagesat e borxheve të huaja. Sri-Lanka po vendos trupa në kryeqytet pasi mbështetësit e qeverisë sulmuan protestuesit jashtë zyrës së presidentit.
Videot lokale tregojnë dhjetëra njerëz që vrapojnë në rrugët e Kolombos, me shumë prej tyre duke u përballur me oficerët e policisë, ndërsa personeli i ushtrisë u mblodh aty pranë.
Diplomatët dhe grupet e të drejtave kishin shprehur shqetësim të shtunën pasi presidenti i Sri-Lankës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe policia përdori forcën kundër protestave paqësore që kërkonin rrëzimin e tij për shkak të krizës më të keqe ekonomike të vendit. Presidenti nxori dekret të premten duke shpallur emergjencë publike.
Vendimi e fuqizon atë të autorizojë ndalimet, sekuestrimin e pronës dhe kontrollin e çdo lokali. Gjithashtu, mund të ndryshojë ose ta pezullojë çdo ligj në interes të sigurisë publike dhe për mirëmbajtjen e furnizimeve thelbësore.