Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Presidenti i Sri-Lankës ndalet në Singapor

Presidenti i Sri-Lankës, Gotabaya Rajapaksa, mbërriti në Singapor, duke iu ikur protestave masive kundër qeverisjes së tij, raportoi BBC-ja të enjten.

Qeveria e Singaporit tha se Rajapaksas iu lejua hyrja “private”, derisa nuk bëri të ditur nëse ai do të vendoset aty apo do të niset në ndonjë destinacion tjetër.

Rajapaksa u zotua të dorëhiqej këtë të mërkurë si pasojë e krizës së thellë ekonomike në Sri-Linka, por që ende nuk ndërmori ndonjë hap.

Presidenti u nis të martën drejt Maldiveve me një avion ushtarak, derisa mediumet ndërkombëtare thonë se me të ishte bashkëshortja dhe dy truproje.

“Ai nuk ka kërkuar azil dhe as nuk i është dhënë asnjë azil. Singapori në përgjithësi nuk pranon kërkesat për azil”, tha Ministria e Jashtme e Singaporit, pasi konfirmoi uljen e avionit.