Kryeministri i Spanjës, Pedro Sanchez, do të udhëtojë për në Kiev në ditët e ardhshme, për t’u takuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur për CNN një zyrtar i qeverisë spanjolle.
Zyrtari ka thënë se më shumë informacione nuk mund të ofrojë lidhur me këtë vizitë, shkruan CNN të martën.
Spanja ka bërë të ditur të hënën se do ta rihapë ambasadën në Kiev “në ditët e ardhshme”.
Ambasada është mbyllur, derisa personeli është evakuuar në Varshavë të Polonisë, pak pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të muajit shkurt.
Rihapja do të jetë “një shenjë e re e mbështetjes së qeverisë dhe shoqërisë spanjolle për njerëzit në Ukrainë”, ka thënë Sanchez të hënën për një televizion spanjoll.