Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre liderë të BE-së takohen me Zelenskyn

Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë, kanë udhëtuar sot me tren drejt kryeqytetit ukrainas për t’u takuar me presidentin Volodymyr Zelensky.

Të tre liderët synojnë që në këtë takim të paraqesin një paketë të gjerë mbështetjeje për Ukrainën pas udhëtimit simbolik që synon të tregojë solidaritetin evropian me popullin ukrainas, raporton BBC.

Vizita vjen derisa Rusia vazhdon sulmet e saj në Kiev, ku së shpejti do të hyjë në fuqi një shtetrrethim që zgjat deri të enjten.

Nuk dihet se si do të ndikojë shtetrrethimi në vizitën e liderëve.

Kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki, postoi fotografi me kryeministrin e Republikës Çeke, Petr Fiala dhe kryeministrin slloven, Janez Jansha, në Kiev, ku sipas tij, "po shkruhet histori".

Artikuj të ngjashëm