Liderët evropianë po vazhdojnë të zbresin në Kiev. Sot në qytetin ukrainas kanë shkuar liderët e Polonisë, Letonisë dhe Lituanisë për t’u takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Tre liderët, në Kiev kanë shkuar me tren, shkruan Sky News.
Më herët për vizitë në Ukrainë ka shkuar edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson.