Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Johnsoni viziton Ukrainën, pritet nga Zelensky

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, ka udhëtuar në kryeqytetin ukrainas, Kiev.

Johnson vizitoi periferinë e qytetit të dielën përpara se të pritej nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Deputeti konservator tha se ishte “privilegj” të vizitonte vendin me ftesë të Zelenskyt.

Vizita e paralajmëruar erdhi pasi u shfaqen pyetje të reja mbi financat personale të ish-kryeministrit në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan BBC-ja.

Gjatë vizitës së Johnsonit në Ukrainë ai u prit nga Zelensky dhe ministra të tjerë ukrainas në Kiev.

Edhe Johnsoni për herë të dytë shkon papritmas në Kiev Botë Johnsoni për herë të dytë shkon papritmas në Kiev

“Unë mirëpres Boris Johnsonin në Kiev, një mik i vërtetë i Ukrainë. Boris faleminderit për mbështetjen tuaj!”, shkroi Zelensky në Telegram.

Ai vizitoi gjithashtu qytetet Bucha dhe Borodyanka, në veriperëndim të Kievit, të cilat u pushtuan nga forcat ruse në mars të vitit të kaluar.

Pasi trupat ruse u zmbrapsën, skena të shkatërrimit në masë u zbuluan në dy qytete, duke përfshirë trupat e civilëve të shpërndarë përgjatë një rruge në Bucha.

Johnson tha se “vuajtjet e popullit të Ukrainës kanë vazhduar për një kohë të gjatë”.

Edhe Johnsoni shkon në Kiev për ta takuar Zelenskyn Botë Johnsoni shkon në Kiev për ta takuar Zelenskyn

“E vetmja mënyrë për t'i dhënë fund kësaj lufte është që Ukraina të fitojë - dhe të fitojë sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Johnson. “Ky është momenti për të dyfishuar dhe për t'u dhënë ukrainasve të gjitha mjetet që u nevojiten për të përfunduar punën. Sa më shpejt të dështojë Putini, aq më mirë për Ukrainën dhe për të gjithë botën”.

Kryeministri aktual i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak u tha se ishte “mbështetës” i vizitës së Johnsonit.