Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Zelensky në Mbretërinë e Bashkuar, vazhdon turneun evropian në kërkim të ndihmës ushtarake

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky po qëndron për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar, ku do të takohet me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Në një postim në Twitter ai ka shktuar se do të takohet me mikun e tij Sunak për të zhvilluar "diskutime thelbësore".

Mbretëria e Bashkuar të enjten e javës që shkoi ka njoftuar se do të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi për të luftuar pushtimin rus.

Zelensky ka takuar udhëheqësit perëndimorë në ditët e fundit duke kërkuar të forcojë mbështetjen për Ukrainën.

"Mbretëria e Bashkuar është një lider kur bëhet fjalë për zgjerimin e aftësive tona në tokë dhe në ajër. Ky bashkëpunim do të vazhdojë sot”, ka shkruar ai në Twitter.

Është raportuar se Sunak do të përsërisë rëndësinë e ofrimit të një pakete të plotë mbështetjeje për Ukrainën.

Edhe Kryeministri britanik viziton Ukrainën, pritet marrëveshje për prodhimin e raketave “Storm Shadow” Botë Kryeministri britanik viziton Ukrainën, pritet marrëveshje për prodhimin e raketave “Storm Shadow”

Udhëtimi i Zelenskyt në Mbretërinë e Bashkuara është ndalesa e katërt, në turneun e e tij evropian, që përfshiu takime në Paris, Berlin dhe Romë.

Në shkurt të këtij viti ai vizitoi Londrën për herë të parë që nga fillimi i luftës. Gjatë asaj vizite ai mori pjesë në një audiencë me Mbretin dhe iu drejtua Parlamentit. / BBC