Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ka arritur të hënën në Ukrainë, në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si kryeministër.
Vizita shënon 35 vjetorin e pavarësisë së Ukrainës nga Bashkimi Sovjetik dhe ai pritet të njoftojë një marrëveshje që Ukraina të fillojë prodhimin e modeleve të veta të raketës britanike “Storm Shadow”.
Burnham u prit nga ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, ndërsa më vonë pritet të takohet edhe me presidentin Volodymyr Zelensky.
Ministri britanik i Mbrojtjes, Luke Pollard, ka deklaruar se fakti që udhëtimi i parë ndërkombëtar i Burnhamit si kryeministër është në Ukrainë tregon "nivelin e mbështetjes" që Mbretëria e Bashkuar ka për këtë vend.
Pollard ka thënë se nevojiten më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, duke shtuar se për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme ka "kërkesë të madhe për sistemet Patriot".
"Kjo është arsyeja pse Mbretëria e Bashkuar po e mbështet Ukrainën me mjete të tjera mbrojtëse, jo vetëm duke rrëzuar raketat kruiz që Rusia qëllon në Ukrainë, por edhe duke marrë masa kundër dronëve”, ka rhënë ai për BBC-në.
-
Britania do ta ndihmojë Ukrainën të prodhojë raketa me rreze të gjatë veprimi
-
Rusia thotë se Britania po "i hedh benzinë zjarrit" lidhur me Ukrainën
-
Burnham i përgjigjet Rusisë: Britania do ta mbështesë Ukrainën 100%
-
Kryeministri i ri britanik: Mbesim mbështetës të fortë të aspiratave të Kosovës
-
Burnham: Do ta vazhdojmë ndihmën për Ukrainën pavarësisht kërcënimeve nga Rusia