Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka takuar presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyn, në vizitën e tij të parë në Kiev që kur mori detyrën.
Takimi u mbajt “për të konfirmuar mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar” për Ukrainën në luftën që po vazhdon me Rusinë, ka thënë një zëdhënës nga Kryeministria, raportoi BBC.
Ish-kryeministri Boris Johnson sa ishte në detyrë pati vizituar Zelenskyn duke i ofruar mbështetje të plotë në luftën me Rusinë.
“Britania e di çfarë do të thotë të luftosh për liri. Ne jemi me ju përgjatë gjithë rrugës”, ka shkruar Sunak në Twitter drejtuar presidentit Zelensky.
Artikuj të ngjashëm
-
Kryeministri britanik e pret me përqafime Zelenskyn
-
Zelensky në Britani pas kthimit nga Shtëpia e Bardhë
-
Zelensky shkon në Britani, përsërit kërkesën për përdorimin e armëve brenda Rusisë
-
SHBA-ja dhe Britania të palëkundura në ndihmën për Ukrainën
-
Rusia tallet me vizitën e Zelenskyt në Britaninë e Madhe