Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Rusia tallet me vizitën e Zelenskyt në Britaninë e Madhe

Ambasada e Rusisë në Britaninë e Madhe ka reaguar në rrjetet sociale ndaj vizitës së presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Britani.

Në një postim në Twitter, ambasada tha: “Zelensky është në qytet. Është koha që taksapaguesit britanikë të japin një tjetër kontribut bujar”.

Zelensky ka qëndruar të hënën në Britani për një takim me kryeministrin britanik Rishi Sunak.

Ai gjatë takimit ka kërkuar që Britania të rrisë më shumë ndihmën ushtarake për Ukrainën.

 

Artikuj të ngjashëm