Kryeministrat e Polonisë, Republikës Çeke dhe Sllovenisë do të udhëtojnë sot (e martë) për në Kiev të Ukrainës, si pjesë e një misioni të Bashkimit Evropian për të treguar mbështetje për këtë shtet, ndërkohë që trupat ruse tashmë janë duke avancuar drejt kryeqytetit ukrainas.
“Qëllimi i vizitës është që të shprehet mbështetja e pakusht e vendeve të BE-së për Ukrainën, lirinë dhe pavarësinë e saj”, ka shkruar në Twitter, kryeministri çek, Petr Fiala.
Në këtë udhëtim, ai do të shoqërohet nga kryeministri slloven, Janez Janša, kryeministri polak, Mateusz Morawiecki dhe Jaroslaw Kaczynski, që është zëvendësminitër polak për siguri.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre liderë të BE-së takohen me Zelenskyn
-
Presidentët e Polonisë, Letonisë dhe Lituanisë mbërrijnë në Kiev
-
Tre kryeministrat evropianë takohen me Zelenskyn në Kiev
-
Zelensky e Fico diskutojnë rreth anëtarësimit të Ukrainës në BE
-
Ministri i Jashtëm polak në Kiev: Bisedime për Ukrainën dhe dronët rusë në Poloni