Persona të armatosur kanë sulmuar autokolonën e kryeministrit libian Abdulhamid Dbeibah në kryeqytetin, Tripoli, sipas mediave lokale, disa orë përpara se parlamenti me qendër në lindje të mblidhet për të zgjedhur një kryeministër të ri.
Sulmi ndodhi herët të enjten ndërsa udhëheqësi i përkohshëm i vendit po kthehej në shtëpi, duke e quajtur atë një "tentativë për vrasje".
Një nga plumbat depërtoi në xhamin e përparmë të veturës së kryeministrit, por ai dhe shoferi i tij shpëtuan të padëmtuar.
Kryeprokurori i Libisë ka nisur hetim për sulmin. Zyra e kryeministrit nuk ka dhënë ende deklaratë.
Sulmi vjen në mes të grindjeve intensive fraksionale mbi kontrollin e qeverisë, me Dbeibah që u zotua të luftojë përpjekjet e kundërshtarëve të tij për ta zëvendësuar atë.
Libia ka pasur pak paqe apo stabilitet që nga kryengritja e mbështetur nga NATO kundër ish-liderit Muammar Gaddafi në vitin 2011. Vendi në vitin 2014 u nda midis fraksioneve ndërluftuese në lindje dhe perëndim.
-
Së paku 12 të vrarë e 87 të plagosur në luftimet në Tripoli
-
Netanyahu urdhëron sulme në periferi të kryeqytetit libanez
-
Vdiq shefi i Ushtrisë së Libisë pas rrëzimit të aeroplanit afër Ankarasë
-
Izraeli godet Bejrutin disa minuta pas njoftimit të Bidenit për armëpushim
-
Plagosen katër paqeruajtës të UNIFIL-it në Liban