Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Së paku 12 të vrarë e 87 të plagosur në luftimet në Tripoli

Të paktën 12 persona janë vrarë dhe 87 janë plagosur në përleshjet në rrugët në Tripoli të shtunën, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë e Libisë, pa specifikuar sa civilë dhe sa luftëtarë ka në mesin e viktimave, raporton agjencia Reuters.

Luftimet intensive në rrugë midis fraksioneve libiane shpërthyen mbrëmë në kryeqytetin Tripoli dhe vazhduan gjatë gjithë ditës të shtunë. Palët rivale kanë shkëmbyer zjarr dhe janë dëgjuar disa shpërthime.

Fotot dhe videot e postuara në internet tregojnë automjete ushtarake nëpër rrugë, luftëtarë që qëllojnë dhe banorë lokalë që përpiqen të shuajnë zjarret.

Gjatë javëve të fundit, fraksionet e armatosura kundërshtare janë grupuar dhe përqendruar rreth kryeqytetit libian, dhe përleshjet në qendër të Tripolit janë përshkallëzuar për shkak të përpjekjeve për të vendosur kontrollin mbi qeverinë libiane.

Konflikti kryesor politik në Libi është midis qeverisë së unitetit kombëtar në Tripoli, e udhëhequr nga Abdulhamid al-Dbeib, dhe një fraksioni rival të udhëhequr nga Fati Bashagom, i mbështetur nga parlamenti me qendër në lindje të vendit.

Misioni i Kombeve të Bashkuara në Libi ka shprehur shqetësimin për përleshjet.

Artikuj të ngjashëm