Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, ka bërë thirrje për armëpushim dhe kthim në rrugën e diplomacisë, në mënyrë që lufta në Ukrainë të përfundojë.
Derisa ka folur në një sesion diskutimi mbi sigurinë e ushqimit dhe energjisë, në kuadër të Samitit të G20-s, ai ka theksuar se zinxhirët globalë të furnizimit janë pranë rrënimit, si pasojë e problemeve të shkaktuara nga ndryshimi i klimës, pandemia COVID-19 dhe lufta në Ukrainë.
Modi gjithashtu ka theksuar rolin e udhëheqësve të G20-s në "krijimin e një rendi të ri botëror", pas pandemisë, raporton BBC-ja.
"Gjatë shekullit të kaluar, Lufta e Dytë Botërore shkatërroi botën. Pas kësaj, udhëheqësit e asaj kohe bënë një përpjekje serioze për të marrë rrugën e paqes. Tani është radha jonë", është shprehur ai.
Modi ka folur edhe për sigurinë energjetike. "Ne nuk duhet të nxisim asnjë kufizim mbi furnizimin me energji dhe stabiliteti në tregun e energjisë duhet të sigurohet", ka theksuar ai.
Udhëheqësit indianë kanë përsëritur vazhdimisht se vendi do të vazhdojë të blejë naftë nga Rusia, përkundër presionit perëndimor për të mos e bërë këtë.
-
Kryeministri i Indisë bën thirrje për armëpushim në Ukrainë
-
Rubio takon Modin gjatë vizitës në Indi, energjia në krye të agjendës
-
Kryeministri indian redukton eskortën e tij për të kursyer naftën
-
Putini dhe Modi dakordohen për zgjerimin e lidhjeve tregtare
-
Trumpi thotë se Modi është pajtuar të mos blejë naftë ruse