Kryeministri indian, Narendra Modi, ka kërkuar armëpushim në Ukrainë dhe që Kievi dhe Moska të angazhohen në bisedimet e paqes, raportoi të hënën BBC-ja.
Në një vizitë të zhvilluar në Kopenhagë ku u takua me homologun e tij danez, Modi, ka thënë se India dëshiron armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë dhe miratim të dialogut dhe diplomacisë për ta zgjidhur problemin.
India është kritikuar për qëndrimin e saj neutral ndaj konfliktit.
Më 25 mars, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, ka thënë se në mesin e të ashtuquajturit grup i kombeve Quad, India ishte "disi e lëkundur" në përgjigjen e saj ndaj pushtimit të Ukrainës nga Rusia. SHBA-ja, Japonia dhe Australia, tre anëtarët e tjerë të këtij koalicioni të formuar për të kundërshtuar ndikimin e Kinës, kanë qenë kundër këtij pushtimi që nga fillimi i luftës.
India ka abstenuar nga votimi në Kombet e Bashkuara për rezolutat që dënojnë Rusinë.
-
Modi kërkon përpjekje diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
-
Modi pritet ta vizitojë Kievin gati një muaj pas takimit me Putinin në Moskë
-
Kryeministri i Indisë: Zinxhirët globalë të furnizimit janë pranë rrënimit
-
Zelensky mirëpret armëpushimin SHBA-Iran, thotë se është i gatshëm për armëpushim me Rusinë
-
Putini dhe Modi dakordohen për zgjerimin e lidhjeve tregtare