Kremlini zyrtar ka thënë të hënë se nuk ka marrë plan të përditësuar paqeje për Ukrainën, pas bisedimeve të fundjavës midis zyrtarëve amerikanë dhe ukrainas në Gjenevë.
Sekretari i Shtypit, Dmitry Peskov, ka thënë se administrata e Vladimir Putinit ka ndjekur diskutimet dhe e kupton se janë bërë "disa rregullime" në planin e paqes që Rusia kishte marrë më parë, raporton BBC.
"Deri më tani, nuk kemi marrë asgjë zyrtarisht”, ka shtuar ai.
Peskov gjithashtu ka thënë se nuk ka plane për bisedime me palën amerikane në lidhje me Ukrainën për këtë javë.
Bisedimet në Gjenevë prodhuan një “sukses vendimtar” për Evropën
Bisedimet mes SHBA-së dhe Ukrainës në Gjenevë kanë sjellë “sukses vendimtar” për evropianët, ka thënë ministri...
Artikuj të ngjashëm
-
Kremlini thotë se vazhdimi i bisedimeve me Ukrainën është në interesin e tij
-
Kremlini: Përspektivat e paqes s’janë përmirësuar nga ndryshimet evropiane në planin e paqes
-
Kremlini thotë se mund ta diskutojë çështjen e vendosjes së trupave evropiane në Ukrainë
-
Rusia refuzon armëpushim për Krishtlindje
-
Kremlini e mohon se Putini e ka hedhur poshtë planin e paqes