Koreja Veriore ka shfaqur për herë të parë të premten imazhet e centrifugave që prodhojnë karburant për bombat e saj bërthamore, ndërsa udhëheqësi Kim Jong Un vizitoi një strukturë të pasurimit të uraniumit, dhe bëri thirrje për më shumë materiale për të rritur arsenalin.
Raporti i medias shtetërore për vizitën e Kim në Institutin e Armëve Bërthamore u shoqërua me fotot e para të centrifugave, duke ofruar një vështrim të rrallë brenda programit bërthamor të Koresë së Veriut, i cili është i ndaluar sipas rezolutave të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, raporton Reuters.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFotot treguan Kim duke ecur mes kolonave të gjata të centrifugave metalike, makinerive që pasurojnë uraniumin. Raporti nuk e bëri të qartë se kur ndodhi vizita dhe as vendndodhjen e objektit.
Kim u kërkoi punëtorëve të prodhojnë më shumë materiale për armët taktike bërthamore, duke thënë se arsenali bërthamor i vendit është jetik për përballimin e kërcënimeve nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
Armët nevojiten për "vetëmbrojtje dhe aftësinë për një sulm parandalues", citohet të ketë thënë lideri koreanoverior.
Udhëheqësi i Koresë Veriore ka deklaruar po ashtu se "kërcënimet bërthamore anti-DPRK" nga "forcat vasale të udhëhequra nga imperialistët e SHBA-së" kanë kaluar vijën e kuqe, sipas raportit.
Koreja Veriore besohet se ka disa vende për pasurimin e uraniumit.
Analistët thonë se imazhet komerciale satelitore kanë treguar ndërtime në vitet e fundit në Qendrën kryesore të Kërkimeve Shkencore Bërthamore në Yongbyon, duke përfshirë fabrikën e pasurimit të uraniumit, duke lënë të kuptohet për zgjerim të mundshëm.
Uraniumi është një element radioaktiv që ekziston natyrshëm. Për të prodhuar lëndë djegëse bërthamore, uraniumi i papërpunuar i nënshtrohet proceseve që rezultojnë në një material me një përqendrim të shtuar të izotopit të uraniumit-235.
#NorthKorea for the first time, showed images of the centrifuges that produce fuel for its nuclear bombs on Friday, as leader #KimJongUn visited a uranium enrichment facility, where he presented essential tasks for the long-term plan to increase the production of nuclear weapons. pic.twitter.com/pvvxI2A20M
— Ifeng News (@IFENG__official) September 13, 2024